Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës mirëpresin përafrimin e qëndrimeve politike për kalimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, si përgjigje në thirrjet e vazhdueshme të përfaqësuesve të sektorit privat.
Përmes një reagimi, thonë se plotësimi i projektligjit me rekomandime të mëtejme si dhe shtimi i vlerës monetare së përkrahjes financiare ndihmon në adresimin më proporcional të kërkesave të bizneseve dhe dëmeve të shkaktuara nga pandemia COVID19.
“Prandaj, OEAK dhe OEK u bëjnë thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të mbështesin projektligjin në seancën e nesërme kur Projektligji pritet që të votohet në lexim të dytë. Në të njëjtën kohë, të dyja odat ekonomike kërkojnë që sa më shpejtë të jetë e mundur të kryhen përgatitjet e platformave përkatëse si dhe të përpilohen kriteret për shpërndarjen e përkrahjes financiare dhe zbatimin e masave të tjera të parapara me projektligj, në mbështetje të qytetarëve dhe ndërmarrjeve”, thuhet në njoftimin e përbashkët.
-
OEK: Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike u hap rrugë veprimeve institucionale në përkrahje të ekonomisë
-
Odat ekonomike kërkojnë nga deputetët të votohet projektligji i rimëkëmbjes ekonomike
-
OEK: Mbështesim implementimin e U.A. për Vërejtjet e Kombinuara, kërkuam të jemi palë këshilluese
-
Oda Amerikane fton Kosovën të konsiderojë pjesëmarrjen në “Ballkanin e Hapur”
-
Oda Ekonomike Amerikane përshëndet aprovimin e Projektligjit për themelimin e Gjykatës Komerciale