Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot një delegacion nga Rugova.
Me këtë rast u bisedua rreth shqetësimeve të tyre lidhur me projektin e ndërtimit të hidrocentralit në Lumbardh, njofton kumtesa.
Haradinaj pasi është njoftuar nga banorët e kësaj ane për shqetësimet e tyre u ka premtuar se do t’i trajtoj me kujdes në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e pranueshme dhe e favorshme për banorët dhe investitorët potencial, transmeton Koha.net.
Gjatë takimit, është diskutuar dhe ngritur si çështje nga ana e banorëve se në çfarë faze ka arritur procesi i krijimit të Trupës së Përbashkët Punues për Rishikimin dhe Korrektimin e sektorëve në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, ashtu siç është paraparë në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve të nënshkruar në Podgoricë më 16 shkurt 2018.
Për këtë, Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi i cili ishte i pranishëm në takim, konfirmoi se është në proces të punës dhe në afat optimal do të formohet edhe Trupi i Përbashkët Punues për Shënjimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi.
-
Kurti takon grupin për mbrojtjen e liqenit të Badovcit
-
Haradinaj: S’i them vetës ky që jam pa e kthyer gurin në qafë të Çakorrit e Zhlebit
-
Haradinaj ofron mbështetjen e Qeverisë për projektet e Komunës së Malishevës
-
Haradinaj në takim me Komisionin Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi
-
Haradinaj diskuton me Rugovën për “finalizimin e demarkacionit me Malin e Zi”