Në pritje të ziles me dorë që sinjalizon fillimin e orës së parë të mësimit, pesë mësimdhënës po përgatisnin ditarët e tyre. Nxënësit e mbledhur në korridor futen në klasa, në të cilat kanë ngrohje moderne qendrore. Pleqërinë e këtij objekti të ndërtuar 71 vjet më parë e tradhtojnë edhe dyshemetë dhe muret.
Jashtë në oborrin e shkollës “Përparimi” çdo ditë mund të shohësh vetëm dy makina. Njëra e drejtorit, që drejton këtë shkollë që nga viti 1996 dhe tjetri një mini-bus i Drejtorisë së Arsimit, i cili çdo mëngjes i transporton pesë mësimdhënës nga Peja deri në fshatin Drelaj, ku gjendet shkolla e vetme me nxënësit e Rugovës, që ka 14 fshatra, shkruan sot “e diela me Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë dhomën e parë në korridorin e gjatë të shkollës gjenden vetëm dy banka, për nxënësit prej klasës së parë deri të pestën. Argjendi është nxënësi i vetëm i klasës së parë. Ulur me të në bankë, motra Learta, nxënëse e klasës së dytë. Bankën tjetër e ndajnë klasa e tretë dhe e katërt, përkatësisht Elvina bashkë me motrën Erijonën dhe kolegun Albanin... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.