Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi nis të hënë, më datë 6 nëntor, një vizitë zyrtare dy ditore në Republikën e Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, Ruçi do të shoqërohet nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe nga kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit për media, në këtë vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, Ruçi dhe delegacioni që e shoqëron do të priten në një takim të veçantë nga Veseli.
Ruçi do të pritet në disa takime të tjera dypalëshe nga presidenti Hashim Thaçi dhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Pjesë e agjendës së takimeve do të jenë edhe kryetarët e partive opozitare në Kosovë, si Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Isa Mustafa Kryetar i Lidhjes Demokratike e Kosovës.
Ruçi do të zhvillojë homazhe edhe tek varreza e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rrugova dhe në Prekaz tek varri i komandantit Adem Jashari.