Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kryesuar nga shefi i GP të Partisë Socialiste, Taulant Balla, po qëndron për një vizitë në Kosovë. Mëngjesin e sotëm ata takuan kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Sipas njoftimit, në përbërje të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë janë edhe Anila Denaj, zv.kryetare e Grupit Parlamentar PS, Arben Pëllumbi, kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisin; Gerta Duraku, deputete e Qarkut Kukës; Benet Beci, deputet i Qarkut Shkodër; dhe Alqi Bllako, deputet i Qarkut Tiranë.
Pas takimit me Konjufcën, delegacioni nga Shqipëria është pritur nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë.
Gjatë ditës, delegacioni i kryesuar nga Balla do të takojë edhe liderë politikë e institucionalë të Kosovës./KSP
11:44- Haradinaj pret në takim delegacionin shqiptar
Edhe
Nis takimi i Konjufcës me subjektet politike
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë, të kryesuar nga shefi i GP të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i prirë nga Taulant Balla, mëngjesin e sotëm takoi kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Pas takimit me Konjufcën, delegacioni nga Shqipëria është pritur nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë.
Gjatë ditës, delegacioni i kryesuar nga Balla do të takojë edhe liderë politikë e institucionalë të Kosovës.
12:41- Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë pritet në takim edhe nga Zyra e Kryeministrit
Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, i kryesuar nga shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla janë pritur në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Edhe
Nis seanca e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipëri
Balla është pritur në takim edhe nga zyra e kryeministrit, por që nuk janë lejuar mediat të marrin pamje.
ky delegacion nga Shqipëria fillimisht janë pritur në takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e më pas janë takuar edhe me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniq dhe liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.