Gjatë qëndrimit të tij në vizitën zyrtare në Kosovë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, bëri homazhe te Varri i Komandantit Legjendar të Kosovës Adem Jashari në Prekaz.
Gjatë homazheve, Ruçi vuri kurora me lule tek varri i Adem Jasharit, vizitoi shtëpinë e bombarduar të Jasharëve dhe muzeun familjar të Jasharëve, thuhet në njoftim të kuvendit të Shqipërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRuçi u ndal për një vizitë në shtëpinë e Jasharëve ku vlerësoi rolin dhe kontributin e pa çmuar të familjes Jashari për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ai bëri homazhe gjithashtu edhe në varrin e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Ruçi është takuar me kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinajt me liderët e partive opozitare dhe është dekoruar me medaljen për Liri dhe Pavarësi nga presidenti Hashim Thaçi.