Ku është Kosova sot në 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë?
A ka mundur të bëhet më tepër?
Cilat janë sukseset dhe cilat dështimet e 10 vjetëve të kaluara?
Këto pyetje që po i shtrojmë këto ditë, në kohën e rrumbullakimit të dhjetëvjeçarit të parë të shtetësisë së Republikës, ndoshta mund të kenë përgjigje më të sakta nëse iu kthehemi ngjarjeve të cilat edhe çuan deri në 17 shkurtin e 2008-s.
Cila ishte strategjia e shqiptarëve të Kosovës për të arritur pavarësinë në procesin Ahtisaari?
Edhe
Sonte në Rubikon debati për pritjet në dekadën e dytë të Pavarësisë së Kosovës
Cilat ishin rreziqet me të cilat u përballen?
Çka thoshin serbët dhe të huajt të përfshirë direkt ose me ndikim në proces?
Çka me skeptikët?
Në Rubikon janë zhvilluar intervistat ndër më të rëndësishmet me shumicën prej akterëve më me ndikim në procesin e vendosjes për statusin e Kosovës.
Edhe
18 vjet shtet
Sonte do t’i shihni vazhdimin e intervistave prej vitit 2006, pjesët e rrëfimeve të atyre që kanë pasur pushtet, ndikim e ide për atë që u kurorëzua më 17 shkurt 2008, lindjen e shtetit të ri - Republikës së Kosovës.
Të njëjtat, të plota, janë të përmbledhura në librin “Kapërcimi i Rubikonit drejt pavarësisë”, botuar nga Shtëpia Botuese KOHA, në 5-vjetorin e shtetësisë.