Rritja e numrit të punëtorëve, tejkalimi prej 25 për qind të buxhetit për mallra dhe shërbime, mosrealizimi i investimeve kapitale dhe rritja e mëditjeve, janë evidencuar në raportin nëntëmujor të Radiotelevizionit të Kosovës, të paraqitur të martën në Komisionin për Buxhet dhe Financa, shkruan sot Koha Ditore.
Gjatë kësaj mbledhjeje, me gjithë vërejtjet dhe kritikat e shumta që iu bënë këtij raporti nga anëtarët e Komisionit, si nga pozita ashtu edhe nga opozita, me 5 vota për dhe 4 kundër u aprovua kërkesa e Ministrisë së Financave për transferim të 1.7 milionë eurove për RTK-në për periudhën 1 tetor-30 nëntor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë pakënaqur me raportin e sjellë nga përfaqësuesit e RTK-së, anëtarët e Komisionit kanë kërkuar që të krijohet një standard tjetër i raportimit dhe të futet në sistem, gjë për të cilën u shprehën skeptikë edhe vetë ata. Dyshime të shumta u ngritën te tejkalimi i buxhetit për shërbime, duke thënë se “RTK-ja po blen programe nga punëtorët e vet”. Raporti vë në pah se është rritur numri i të punësuarve me kontratë të rregullt nga 741 në 766 veta.
(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.