Inxhiniering publik i sponsorizuar nga jashtë po organizohet për ta dobësuar Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë deputeti i kësaj partie, Adnan Rrustemi, kur ka komentuar largimin e deputetes Doarsa Kica-Xhelili në drejtim të LDK-së e raportimet se do të ketë edhe largime tjera.
“Grupi Parlamentar është unik. Është grup i madh. Mund të ketë dallime për çështje të caktuara politike sepse kemi pikëpamje të ndryshme se si duhet të adresohen a zgjidhen. Mund të ketë ndonjë rast që të reflektohen në votë. Te Kodi Civil ka pasur nevojë për diskutim më të thellë të brendshëm për t’u sqaruar më shumë. jam i bindur që ka shumë paqartësi në këtë mes. E pranoj publikisht se ka edhe inxhiniering publik të sponsorizuar nga jashtë për të ndikuar brenda deputetëve të Grupit Parlamentar, me i përça, të ndikohet në mënyrën si votojnë, të dobësohet VV-në. E dukshme kjo. Edhe qasja influencuese e LDK-së që ka sponsorizume të jashtme... Janë veprime të dukshme. Ka lajmë të përditshme për t’i ekzagjeruar çështjet më normale brenda një subjekti politik. S’ka ndodhur kurrë më parë kështu”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Sipas tij, në politikë e jashtë saj ka shumë njerëz që janë kundër Vetëvendosjes.
Rrustemi ka thënë se “fitorja plebishitare e Vetëvendosjes më 14 shkurt ka tronditur shumë grupe interesi dhe ka edhe sponsorizim financiar”, ka thënë ai.
Largimin e Kica-Xhelilit e ka cilësuar si “rezultat të trafikut influencues”.
Sipas tij, tendencat për përçarje të VV-së po vazhdojnë, por ka shtuar se nuk pret që të ketë më ndikim.
-
Rrustemi për opozitën: Nëse s’kanë më qasje bllokuese, do të gjendet zgjidhja për institucionet
-
Kusari: Ata që po e kërkojnë shkarkimin e Abdixhikut, po përpiqen ta pengojnë finalizimin e marrëveshjes LVV-LDK
-
Rrustemi: PDK-ja po e pengon çdo afrim mes LDK-së dhe Vetëvendosjes
-
Kica-Xhelili për Kurtin: I dha 200 milionë euro, i humbi 200 mijë vota
-
Rrustemi: Opozita po llogarit se s’ka ku shkon më poshtë, prandaj po provokon zgjedhje