Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rruga që e bën të qasshëm Kepin e Rodonit

Tiranë, 5 maj – Rreth 5 mijë banorë të njësisë administrative Ishëm në Durrës, përfitojnë nga rikonstruksioni i segmentit rrugor Lalëz-Bicë-Draç, ndërkohë që ky aks lehtëson lëvizjen edhe për vizitorët që zgjedhin Kepin e Rodonit si destinacion të fundjavës, bën të ditur ATSH.

Rruga drejt Kepit të Rodonit ishte segmenti i fundit ku nevojiteshin ndërhyrje në njësinë administrative Ishëm, ndaj dhe përfundimi i saj kompleton infrastrukturën rrugore të kësaj zone.

Falë investimeve të qeverisë dhe zbatimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, rikonstruksioni i këtij segmenti rrugor me gjatësi 6.8 km krijon mundësi të reja për zhvillimin e agroturizmit. Po ashtu, rreth 1200 fermerë e 200 peshkatarë përfitojnë akses të shpejtë në tregje.

Zona e Ishmit në Durrës tashmë ka të plotësuar infrastrukturën rrugore, ç’ka ofron të gjitha mundësitë për banorët e zonës që të zhvillojnë bizneset familjare, por edhe të mbërrijnë më shpejt në hapësirat e tregtimit të produkteve bujqësore.

Po ashtu, Kisha e Shën Ndout, kalaja e Skënderbeut dhe peizazhet natyrore janë lehtësisht të arritshme për vizitorët që prej kohësh e kanë zgjedhur Kepin si destinacion të fundjavës.

 

Edhe Drojë se zgjatja e sheshit deri te Rrethi me Flamur do të bllokojë më shumë Prishtinën Arbëri 1 j. më parë Drojë se zgjatja e sheshit deri te Rrethi me Flamur do të bllokojë më shumë Prishtinën

 

{gallery}