Brenda 5 ditëve do të lëshohet për qarkullim rruga e bllokuar Kaçanik-Hani i Elezit.
Kështu ka thënë për KTV-në zv. ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, sipas të cilit po punohet në dy ndërrime që punimet të përfundojnë sa më shpejt.
Kadriu ka konfirmuar se segmenti i autostradës “Arbën Xhaferi” do të lëshohet për qarkullim deri në Kaçanik. “Në qershor e hapim autostradën deri në Kaçanik, por nuk mund të them se kjo do të bëhet më 1 qershor pasi që datën e caktojmë bashkë me kryeministrin Haradinaj”, ka thënë Kadriu.
Ai ka shtuar se autostrada përfundon deri në fund të vitit. Ndryshe, rruga Kaçanik-Hani i Elezit është bllokuar më 8 maj për shkak të rrezikut nga shembja e dheut.
Artikuj të ngjashëm
-
Rruga Kaçanik – Hani i Elezit lëshohet për qarkullim brenda 5 ditëve
-
Nga 1 qershori bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik - Hani i Elezit
-
Kreu i Kaçanikut skeptik për hapjen e rrugës në qershor
-
Ende s’dihet kur lëshohet për qarkullim arteria infrastrukturore prej më të rëndësishmeve në vend
-
Urë 6.7 km nga Kaçaniku deri në Han të Elezit