Për shkak të disa punimeve, rruga "Hyzri Talla" në Prishtinë, nesër do të jetë e mbyllur. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se kjo rrugë do të asfaltohet dhe si e tillë do të jetë e mbyllur nga ora 8:00.
“Nesër, e martë, Rruga "Hyzri Talla" do të jetë e mbyllur prej orës 8:00 për carkullim për shkak të asfaltimit të saj. Ju lusim që gjate kësaj kohe të e planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative”, shkruan Ahmeti në Facebook.
Artikuj të ngjashëm