Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rruga e re do të lidhë Vinarcin e Gushavcin e Mitrovicës me varrezat e përbashkëta

Rrugës për në varrezat e reja të përbashkëta të fshatrave Vinarc e Gushafc të Mitrovicës, e gjatë afër 1.800 metra, do të jetë gati javën e ardhshme. Ndërtimi i kësaj rruge financohet nga buxheti i komunës dhe do të kushtojë rreth 170.000 euro.

Punëkryesi, kompania “Bajraktari”, u zotua para kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri, se ky projekt do të realizohet në afatin e paraparë, që i bie nga fundi i javës së ardhshme. .

Banorë e Vinarcit dhe ata të Gushafcit janë dakorduar që varrezat t’i kenë të përbashkëta në një hapësirë të mjaftueshme për dekada.