Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rruga e gjatë e Kosovës drejt NATO-s

Që nga miratimi i tri ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga një forcë për ndërhyrje emergjente në një forcë ushtarake, anëtarësimi i Kosovës në NATO, tani theksohet të jetë ndër prioritetet kryesore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Institucionet e Kosovës thonë se aspirata për anëtarësim në Aleancën Veriore-Atlantike (NATO), do të vazhdojë të trajtohet me seriozitetin më të madh.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës theksojnë se bashkëpunimi, transparenca dhe koordinimi me mekanizmat e NATO-s në Kosovë, ndihmon vazhdimisht në arritjen dhe forcimin e standardeve demokratike.

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova është aleat i besueshëm i NATO-s, dhe se sipas tij, Kosova në ketë rrugë ka përparësi të shumta pasi që ka plotësuar një pjesë të madhe të kritereve të këtij mekanizmi.

"Kosova e kupton procesin e anëtarësimit në NATO, e kupton se si funksion dhe se si merren vendimet në Aleancën Veriore-Atlantike. Si të tilla do të jenë edhe koordinimet e plota në të gjitha fushat në mënyrë që jo vetëm rritja e prezencës, integrimi dhe në fund edhe anëtarësimi në NATO, por se edhe i gjithë procesi të jetë i suksesshëm", tha Ramadani.

Të plotë e gjeni në Radio Evropa e Lirë