Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rruga “Bajram Bahtiri” mbyllet për dy javë

Nga 20 nëntori deri më 4 dhjetor, rruga “Bajram Bahtiri” në Prishtinë do të mbyllet për qarkullim, ka njoftuar Komuna e Prishtinës në Facebook.

Rruga që lidh fshatrat e Gollakut me qytetin është duke u zgjeruar. Për shkak të punimeve, Komuna ka bërë të ditur se qytetarët duhet t’i shfrytëzojnë rrugët alternative deri më 4 dhjetor.

Komuna ka publikuar edhe një hartë të këtyre rrugëve që mund të shfrytëzohen për qarkullim.

Në fund të tetorit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u shpreh se punimet “do të përfundojnë shumë shpejt”. Ai pati thënë se rruga do t’i ketë tri korsi për qarkullim të veturave, do të ketë shteg për biçikleta dhe dy shtigje për këmbësorë.

Artikuj të ngjashëm