Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrufeja godet tre barinj në Shkodër, njëri në gjendje të rëndë

Tre barinj janë në gjendje të rëndë pasi u goditën nga rrufeja. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sukaj të Dajçit të Bregut të Bunës, Shkodër.

Ata kanë qenë duke kullotur bagëtitë, kur u prekën nga vetëtima, raporton “Abcnews”.

Menjëherë ne vendin e ngjarjes shkuan urgjenca dhe policia.

Ata bënë dërgimin e tyre për në spitalin e Shkodrës, por gjendja shëndetësore për njërin nga tre të dëmtuarit është shumë e rëndë.

Artikuj të ngjashëm