Arbëri

SIT: Rritje për 99% e rasteve tё raportuara tё dhunёs nё familje

Raportimi i rasteve të dhunës në familje ka shënuar një trend tё rritjes prej 99 për qind gjatё pesё vjetëve tё fundit.

Pёrderisa ky trend ka shënuar rritje pёr 87 për qind në rastet kur viktimat kanë qenë gra, në rastin e burrave ёshtё raportuar njё rritje prej 147 përqindësh.

Shifrat janë bërë të ditura gjatë prezantimit nga organizata SIT të një hulumtimi rreth shёrbimeve qё u ofrohen kryerësve të këtyre veprave.

“Ka pasur aktivitete korrektuese dhe aksionare, do tё thotё kёtu janё kryesisht tё targetuar tё miturit, shёrbimet e shёndetit mendor tё ofruara nё burg, shёrbimet ligjore, dhe shёrbimet mjekёsore tё ofruara nga Policia e Kosovёs, nё rast se ka pasur tё lënduar”, ka deklaruar Leonita Berisha, zyrtare pёr hulumtime nё SIT.

Nga kjo organizatë kanë thёnё se hulumtuesit kanё vёrejtur mungesё tё materialit pёr kёtё temё, mangёsi nё bashkёpunim institucional dhe numёr tё vogёl tё stafit tё brendshёm.

“Nёse i kishim marrё parasysh se brenda vitit do tё merreshim me 60 raste, atёherё kemi konsideruar qё shuma totale e kostove financiare pёr ofrimin e kёtyre shёrbimeve deri nё 60 raste do tё ishte 164 mijё euro”, ka shtuar ajo.

Kёtё trend të rritjes e ka konfirmuar edhe drejtori i “Linja e Jetёs”, qendër telefonike për parandalimin e vetëvrasjes.

“Pёrse ka ndodhur ky sen s’po ёshtё 100% e sigurt, nuk po dihet saktё, por po mendojmё qё janё disa faktorё: stresi i mbylljes dhe kultura e dhunёs qё e kena tё kultivuar nё shoqёri”, ka pohuar Bind Skeja, drejtor i “Linja e Jetёs”.

Nga Policia e Kosovёs, KOHËS i është thënë se gjatё vitit 2020 janё raportuar 2.069 raste tё dhunёs nё familje. Sipas tyre, deri nё muajin prill tё kёtij viti janё lajmёruar 691 raste tё dhunës së tillë.