Shqipëria ka pësuar një tjetër rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19.
Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, të mërkurën, bëhet e ditur se 277 raste të reja pozitive janë regjistruar në 24 orët e fundit nga gjithsej 957 testime të kryera.
Me rritjen e numrit të personave të prekur nga koronavirusi, MSH-ja e Shqipërisë u ka bërë thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror, shkruan A2CNN.
Aktualisht në spitalin COVID3 të këtij vendi, po marrin trajtim tetë pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje.
Në të njëjtën periudhë janë shëruar 61 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 273.398 që nga fillimi i epidemisë.