Viti 2019 po konsiderohet si i suksesshëm për Policinë e Kosovës, edhe pse krahas kësaj ka pasur rritje të rasteve në fushën e krimeve ekonomike, sidomos të korrupsionit dhe fajdeve.
Raporti i punës vjetore të këtij institucioni është prezantuar në një konferencë për media.
Sipas statistikave të Policisë, vitin e kaluar kishte rënie të vrasjeve dhe vjedhjeve të rënda krahasuar me 2018-n, raporton KTV.
Por, për 24.4 për qind ka pasur rritje të numrit të rasteve të dhunës në familje.
Gjithashtu, rritje ka pasur edhe në veprat penale që lidhen me krimet kibernetike, korrupsionin dhe fajdetë.
Në kuadër të kësaj konference u bënë të ditura edhe të dhëna të tjera që përfshihen në departamentet e kufirit, shërbimeve mbështetëse, ku në përgjithësi u tha se Policia e Kosovës ka bërë punë të suksesshme.
-
Policia thotë se pati rënie të numrit të vrasjeve e dhunimeve këtë vit
-
Është rritur numri i vrasjeve dhe i grabitjeve të armatosura
-
Mbi 2 mijë e 800 viktima të dhunës në familje gjatë 2025-s, 75% gra
-
18 vrasje e asete të ngrira rreth 113 mln euro – Policia jep të dhënat për vitin 2025
-
Këtë vit 12 vrasje më pak se vitin e kaluar