Nga 2.577 mostra të marra nga IKSHPK-ja, 28 persona kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit në Kosovë nga Covid-19.
Kjo shifër shënon një rritje të lehtë të të infektuarve në Kosovë, nëse krahasohet me ditët e fundit. Një ditë më parë, ishin vetëm 5 persona pozitivë.
Sipas raportit ditor të MSh-së, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid 19, derisa 18 persona janë shëruar.
Në Kosovë, deri më tash janë shënuar 107.954 persona të prekur me Covid -9, ndërsa 2.265 kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje. 105.575 janë shëruar deri më tash.
