Bordi i Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot një takim delegacionin nga Kongresi Amerikan, të kryesuar nga Omri Rahmil, këshilltar politik i kongresmenit Peter Roskam.
Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Mexhide Mjaku Topalli, duke falënderuar zyrtarët amerikanë për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë dhe legjislativit të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha segmentet, i njoftoi ata me mënyrën e organizmin, punën dhe aktivitetet e grupit që ajo drejton.
Mjaku-Topalli theksoi se fushëveprimi i GGD-së përfshin adresimin e çështjeve që lidhen me të drejtat e grave, si forcimi i rolit të tyre në çdo segment të jetës, barazia gjinore dhe qeverisja e mirë.
Edhe anëtaret e tjera të këtij grupi: Lirie Kajtazi, Arbërie Nagavci, Besa Baftiu, Teuta Haxhiu, Duda Balje dhe Jasmina Zhivkoviq, potencuan çështje të ndryshme nga veprimtaria e përditshme e GGD-së, ndërsa bashkëpunimin me agjencitë e SHBA-së në Kosovë i konsideruan të një rëndësie të veçantë.
Drejtuesi i delegacionit, Omri Rahmil, si dhe anëtarë të tjerë të delegacionit, i njoftuan përfaqësueset e GGD-së me përfaqësimin gjinor në Kongresin Amerikan, ndërsa bënë të ditur se në garën e fundit aktuale vërehet një rritje e numrit të grave.
Edhe
Veseli premton avancimin e pozitës së gruas
Ata u interesuan për shumë çështje që lidhen me veprimtarinë e GGD-së dhe të Kuvendit në përgjithësi.
Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të USAID-it dhe NDI-së në Uashington dhe në Kosovë.
-
Roli i grave kyç në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik
-
GGD-ja me tryezë diskutimi me studentët lidhur me miratimin e buxhetit
-
GGD-ja solidarizohet me fushatën e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas
-
Një delegacion nga Kongresi Amerikan po qëndron në Kosovë, takohen me kryeparlamentarin