Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot një delegacion nga Kongresi Amerikan, të kryesuar nga Omri Rahmil, këshilltar politik i kongresmenit Peter Roskam (kryetar i Komisionit të Kongresit për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë – HDP), shoqëruar nga përfaqësues të USAID-it dhe NDI-së nga Uashingtoni.
Bëhet e ditur se u diskutua për partneritetin midis Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kongresit Amerikan dhe ndihmën e gjithanshme që agjencitë e SHBA-ve i kanë dhënë dhe po i japin Kuvendit në ngritjen e kapaciteteve në shumë segmente.
Pasi falënderoi miqtë amerikanë për këtë mbështetje, kërkoi vazhdimin e këtij partneriteti edhe në të ardhmen.
Zyrtarët nga Kongresi Amerikan, sipas njoftimit për media nga Kuvendit, vlerësuan punën e mirë të legjislativit në fushën e transparencës para publikut dhe të llogaridhënies.