Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rritet importi i automjeteve për 33 për qind

​Në këtë vit është rritur numri i automjeteve të importuara për 33 për qind. Deri më tani janë importuar mbi 30 mijë automjete.

Zyrtarë doganorë këtë ngritje të importit e kanë arsyetuar për faktin se prej 1 janarit 2018, do të hynë në fuqi ligji për moshën e automjeteve dhe kriteri tjetër ai i standardit Euro4.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë për KosovaPress se ligji për kufizimin në vjetërsisë e automjeteve deri në dhjetë vjet dhe kufizimi tjetër për emetimin e gazrave, që do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ka ndikuar që të rritet importi i automjeteve nga 22 mijë në 35 mijë.

“Importi i automjeteve për këtë vit është rritur, për shkak se prej 1 janarit do të futet ndalesa ku secili automjet duhet të plotësojë kriterin e moshës apo vjetërsisë deri në dhjetë vite dhe kriterin tjetër të standardit Euro4. Andaj, për këtë arsye ne kemi parë një rritje të madhe të importit të automjeteve, ku vetëm deri tani janë importuar mbi 30 mijë automjete, që në krahasim me vitin e kaluar ku gjatë gjithë vitit kemi pasur 22 mijë automjete të importuara. Kjo rritje paraqet 33 për qind më shumë automjete të importuara për dallim nga viti i kaluar. Pra, ne presim që deri në fund të dhjetorit numri i automjeteve të importuara të arrijë në 35 mijë”, ka thënë Stavileci.

Dogana e Kosovës mbetet njëri prej institucioneve më të rëndësishme për mbushjen e arkës së shtetit, ku për vitin 2018, ka planifikuar të inkasojë 1 miliardë e 75 milionë euro.