Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dogana pret që numri i veturave të vjetra të rritet në 3 muajt e fundit

Kanë mbetur edhe rreth 5 muaj deri në skadim të ligjit për importim të automjeteve pa kufizim, por deri më tani, situata me import nuk ka ndryshuar shumë.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, importi i automjeteve të vjetra ka pasur një rritje simbolike, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, situata po parashikohet se do të ndryshojë shumë në 3 muajt e fundit të këtij viti, duke u bazuar me periudhat e mëhershme kur ndryshonte ligji për lejimin e importimit të automjeteve.

Mirëpo, ndryshime ka pasur në importimin e automjeteve të reja, që në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, ajo ka shënuar rritje për 15%, dhe kjo falë Marrëveshjes për Asociim-Stabilizim.

Në doganë thonë se kjo marrëveshje ka ndikuar që të ulen importet e automjeteve nga vendet jashtë zonës evropiane. Mirëpo, nuk është ndryshuar struktura e derivatit me të cilin lëvizin automjetet.

Sipas tij, ka pasur rritje të kërkesave dhe interesimit për importim të automjeteve hibride dhe elektrike.

Vitin e kaluar u importuan rreth 20 automjete elektrike dhe mbi 50 automjete hibride.

Njohës të ambientit nuk shohin asnjë hap të ndërmarrë nga qeveria për rritje të kontrollit teknik.

Në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, qytetarët stimulohen në forma të ndryshme për të blerë automjete të reja me qëllimin e uljes së ndotjes së ambientit dhe rritjes së sigurisë në trafik.