Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rritet granti qeveritar për Kaçanikun

Ministria e Financave ka publikuar Kornizën afatmesme të shpenzimeve 2018-2020. Sipas këtij dokumenti strategjik granti qeveritar për Komunën e Kaçanikut ka shënuar rritje.

Kësisoj buxheti i Komunës së Kaçanikut do të jetë më i lartë për vitin 2018 dhe vlerësimet për vitin 2019-2020. Kjo u bë e ditur sot në mbledhjen e Bordit të drejtorëve, të hënën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Drejtorit për Ekonomi, Financa dhe Buxhet, Bahri Selimi, rritja e buxhetit komunal nga granti qeveritar do të jetë 660.292.00 €, më shumë, ndërsa buxheti total i planifikuar për vitin 2018 do të jetë 7.563.219.00 €, ndërsa për vitin 2019 do të jetë 8.092.503.00 €, kurse për vitin 2020 është planifikuar që buxheti të rritet në 8.818.407.00 €.

Nga ana tjetër, Drejtori për Arsim dhe Kulturë, Enver Kamishi tha se janë përgatitur procedurat e nevojshme për projektet kapitale shkollore, me theks të veçantë për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore në Kovaçec dhe në rregullimin e infrastrukturës sportive... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.