Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në vitin e ardhshëm buxheti i Kaçanikut mbi 8.4 milionë euro

Sipas Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitin 2019 dhe orientimet për vitet 2020 dhe 2021, buxheti i Kaçanikut për vitin e ardhshëm do të jetë mbi 8.4 milionë euro.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e ekzekutivit të kësaj komune, dy ditë më parë. Drejtori për Ekonomi,Financa dhe Zhvillim, Bahri Selimi njoftoi se nga Ministria e Financave kemi pranuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitin 2019 dhe orientimet për vitet 2020 dhe 2021.

Sipas këtij dokumenti buxheti komunal për vitin 2019 do të jetë në shumë prej 8,425,928.00 euro, apo rritje prej 11.4% në krahasim me vitin aktual 2018, apo shprehur në masë monetare për 862,709.00 euro me shumë.

Rritja më e madhe do të jetë nga grantet qeveritare, të cilat do të jenë në shumë prej 7,539,503.00 euro për vitin 2019, apo për 700,944.00 më shumë se në vitin 2018. Po ashtu, edhe projeksionet e të hyrave vetjake janë vlerësuar në shumë prej 786,413.00 euro, apo për 91,498.00 euro më të larta se në vitin aktual 2018.