Anëtarësimin në Bashkimin Evropian e përkrahin 56 për qind të qytetarëve dhe 64 për qind e kompanive në Ballkanin Perëndimor, thuhet në rezultatet e hulumtimit “Barometri i Ballkanit” të realizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC).
Duke prezantuar rezultatet, në kuadër të Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Poznan të Polonisë, sekretarja e përgjithshme e Këshillit, Majlinda Bregu, tha se për herë të parë, pas pesë vjetësh, më shumë se gjysma e qytetarëve të anketuar e përkrahin integrimin evropian të rajonit.
Në hulumtimin e vitit 2015, anëtarësimin në BE e kishin përkrahur 42 për qind e qytetarëve, të Ballkanit Perëndimor, transmeton rel.
Barometri i Ballkanit është hulumtim i opinionit publik që e kryen RCC-ja, duke mbledhur dhe analizuar të dhënat nga qytetarët dhe kompanitë e Ballkanit Perëndimor, në tematika të tilla si punësimi, tregtia, investimet, korrupsioni etj.
Në përgjithësi, kënaqshmëria e qytetarëve me situatën në rajon është vazhdimisht në rritje, por më pak se gjysma e tyre, janë të kënaqur me këtë situatë - 44 për qind, krahasuar me 35 për qind në vitit 2015.
Për 60 për qind të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, papunësia është problemi më i madh, për 47 për qind është situata e përgjithshme ekonomike, ndërkaq vërehet gjithnjë e më shumë shqetësim për shkak të korrupsionit.
Edhe
58 % për qind e qytetarëve të Maqedonisë për anëtarësim në BE
Shumica e qytetarëve - 61 për qind - thanë se ishin të pakënaqur me përpjekjet e qeverisë për të luftuar korrupsionin, në krahasim me 70 për qind në hulumtimin e mëparshëm.
Hulumtimi është bërë në periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2018.
-
55 % e qytetarëve të Serbisë duan anëtarësimin në BE
-
Raporti i prezantuar në Bruksel nga OSWB: Gjenerata Z nga Ballkani nuk preferon largimin
- BE-ja me gjithë sanksionet e padrejta ndaj Kosovës nuk i ka kthyer kosovarët kundër saj
-
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa