Komunarët e Fushë-Kosovës e kanë rritur çmimin e taksës administrative dhe tarifës së densitetit dhe infrastrukturës për lejet e ndërtimit për vitin 2018.
Nga 5.20 euro, sa ka qenë për një metër katror më 2017, sivjet ajo është 5.70 euro m2, shkruan sot “Koha Ditore”.
Drejtori i Urbanizmit i Fushë-Kosovës, Abdullah Prebreza, ka thënë se kjo përllogaritje përcaktohet në bazë të ligjeve. Sipas tij, në këtë dokument përfshihen edhe arsimi e kultura, të cilat në fund të vitit i bëjnë llogaritë e të hyrave dhe në bazë të tyre e nxjerrin një shumë të cilën e çojnë në Ministri.
“Ministria na e ka miratuar 2.20 (euro v.j.) për leje ndërtimi dhe 3.47 (euro v.j.) është densiteti. 5.7 euro është komplet për një metër katror. Ministria na e ka miratuar, Kuvendi e ka kaluar leximin e parë...”, ka thënë Abdullah Prebreza... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Fushë-Kosova i miraton për herë të tretë taksat për lejet e ndërtimit e rrënimit
-
Rritet edhe kostoja e ndërtimit, 3.6% më e lartë se një vit më parë
-
Kostoja ndërtimore më 2024 u rrit për 4.4 për qind
-
Me pak ndryshime Obiliqi e miraton taksën administrative për leje ndërtimore
-
Bie kostoja e ndërtimit, por jo edhe e banesave