Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rritet braktisja e fëmijëve, në 3-mujorin e parë të vitit u shënuan 8 raste

Tetë fëmijë janë braktisur në tre muajt e parë të këtij viti.

Kjo është bërë e ditur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo dukuri shënon rritje krahasuar me dy tremujorët e fundit, sipas të dhënave të kësaj agjencie.

Në tremujorin e fundit, të katërtin të vitit 2019, ishin braktisur tre fëmijë, ndërkohë në tremujorin e tretë shtatë. Por numër më i madh ishte shënuar në tremujorin e dytë të vitit 2019, kur ishin braktisur 12 fëmijë.

Në tremujorin e parë të vitit 2019 ishin braktisur tre fëmijë. Pra gjithsej gjatë vitit 2019 janë braktisur 25 fëmijë.