Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rriten rastet me COVID-19 në Shqipëri, 113 u shënuan të enjten

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka bërë të ditur të enjten se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 113 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 464 personave.

Sipas njoftimit, kjo shënon rritje të rasteve me koronavirus në Shqipëri.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 473.

Aktualisht në spitalin COVID-19 po marrin trajtim 7 pacientë.