Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rriten për 1.5% çmimet e prodhimit në Kosovë

Gjatë 3 muajve të parë në Kosovë indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit u ngrit për 1.5 %.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te nxjerrja e xehes së metalit (23.3%); prodhimi i metaleve (5.8%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (2.9%);

Ngritje pati edhe tek prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2.4%); prodhimi i pajisjeve elektrike (1.9%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (1.2%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (0.6%); produkteve minerale jo-metalike (0.5%); dhe prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (0.4%).

Çmimet e Prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 2.0%, ndërmjet TM1 2021 dhe TM1 2020.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (15.7%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (6.5%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (5.5%); prodhimi i metaleve (3.7%); prodhimi i pajisjeve elektrike (3.4%) etj.

Artikuj të ngjashëm