Pas rastit të dhunimit të 13-vjeçares nga Janjeva muajin e kaluar, Rrjeti i Grave të Kosovës ka organizuar protestë para Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.
Sipas Rrjetit të Grave, ky institucion e kishte neglizhuar rastin , pasi që ka qenë e informuar, mirëpo nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm, ashtu siç parashihet me ligj, për të parandaluar abuzimin zinxhiri që i është bërë së miturës.
Rrjeti i Grave ka kërkuar që të mbahet në përgjegjësi menaxherja e këtij rasti pasi kishte qenë e informuar kur e mitura ishte e pa strehë.
Valmira Rashiti ka thënë se institucionet kanë qenë neglizhente dhe nuk kanë reaguar për rastin.
“Specifikisht deklarata e Policisë tregon se Qendra për Punë Sociale ka qenë në dijeni që e mitura ka pësuar dhunë, ka mbetur e pastrehë dhe nuk kanë reaguar me kohë. Kemi ardhur për të protestuar dhe për të kërkuar llogaridhënie prej QPS-së dhe me tregu se çfarë ka ndodhur”, ka thënë ajo.
-
RRGK-ja i dërgon kërkesë urgjente Qeverisë në detyrë që t’i sigurojë mjetet për strehimoret gjatë majit
-
Arrestohen 15 persona pasi u rrahën për një pronë
-
Raportohet e zhdukur një vajzë në Lipjan
-
Arrestohet i dyshuari për dhunim në Lipjan
-
Ministri Hoti e mban përgjegjëse QPS-në në Lipjan për 5-vjeçarin e keqtrajtuar nga prindërit