Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrëzohet tenderi i KEK-ut për furnizim me mekanizëm trysnie të sistemit të hirit

Gjykata e Tenderëve ka rrëzuar në tërësi tenderin e Korporatës Energjetike të Kosovës për furnizim me fryrëse të trysnisë së ulët për sistem hirit, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata ka konstatuar se KEK-u si Autoritet Kontraktues në këtë aktivitet të prokurimit kishte rekomanduar për kontratë operatorin ekonomik të papërgjegjshëm. Me këtë rast, sipas Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), KEK-u kishte vepruar në kundërshtim me dy nene të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vendimin e këtij organi njofton se është miratuar pjesërisht si e bazuar ankesa e operatorit ekonomik “NTSH Bizun”-Prishtinë, lidhur me këtë aktivitetet të prokurimit “Furnizim me fryrëset e trusnisë së ulët për sistem të hirit” me numër të prokurimit “KEKC17-045-111”, iniciuar nga Autoriteti Kontraktues-Korporata Energjetike e Kosovës sh.a.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.