Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrëzimi i demarkacionit rrezikon marrëdhëniet me Perëndimin

Në prag të përfshirjes së Marrëveshjes së demarkacionit në rend dite ka përpjekje të shtuara që të binden partnerët e koalicionit për të votuar pro saj. Burime të gazetës kanë thënë se futja në procedurë e demarkacionit është vonuar për shkak të “angazhimeve që të binden deputetët e koalicionit” në mënyrë që ajo të ratifikohet, shkruan sot Koha Ditore.

Aktualisht vetëm PDK e AKR i kanë dhënë mbështetje versionit aktual, derisa partnerët e tjerë në Qeveri, AAK-ja dhe Nisma, kanë paralajmëruar votë kundër. Edhe nëse marrëveshjes i jep mbështetje LDK-ja (27 vende), ashtu siç ka paralajmëruar dhe komunitetet pakicë (20), nuk do të mjaftonin për t’i dhënë fuqinë e marrëveshjes ndërkombëtare.

Për t’u arritur mbi 80 vota, përcaktuese do të jenë nëntë deputetët e partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Por në AAK kanë thënë se nuk ndryshojnë qëndrimin kundër votimit të versionit aktual.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Edhe Pasiguria rreth demarkacionit Arbëri Pasiguria rreth demarkacionit

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.