Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rreth 4 mijë qytetarëve u duhen ekipe mobile për t’ua mundësuar votimin

3 mijë e 934 qytetarëve do t’u dërgohen ekip mobile për t’ua mundësuar të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ata janë persona të ngujuar në shtëpitë e tyre, të burgosur apo të vendosur në qendra mjekësore në gjithë vendin, e që kanë të drejtë kushtetuese të votojnë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bazuar në dokumentin që ka miratuar Komisioni Qendror Zgjedhor, 1272 persona konsiderohen si votues me zotësi juridike, të cilët nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar personalisht në vendvotimin e zakonshëm për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore, raporton KTV. 

Por vetëm 1148 personave u është konfirmuar vendvotimi, pasi 124 votues të tjerë u janë dërguar të dhënat gabimisht. KQZ-ja ka certifikuar edhe vëzhguesit e fundit për zgjedhjet e 11 qershorit.

Numri i tyre në total është 29 mijë e 264 sosh nga 101 organizata në mesin e të cilëve subjekte politike, OJQ e media.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma, ka certifikuar 6766 vëzhgues, ndërkaq 8306 persona do të vëzhgojnë zgjedhjet nga koalicioni LDK-AKR e Vetëvendosje ka 2538 vëzhgues.