Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rreth 300 persona të plagosur në demonstrata para luftës duan statusin e veteranit

Naser Behrami është plagosur gjatë demonstratave në vitet e 90-a, në komunën e Podujevës.

Ai është plagosur në të dyja këmbët dhe nuk është i aftë për punë, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, tek tash, pas 29 vjetëve, ai bashkë me rreth 300 persona të tjerë, po ashtu të plagosur para luftës, po kërkojnë që t’u njihet statusi i veteranit.

Behrami thotë se këtë kërkesë e kanë bërë pasi që shumë njerëz jomeritorë janë duke marrë pension të veteranit.

Megjithatë, kjo kategori nuk do të hyjë në listën e veteranëve.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka thënë se ata nuk do t’i marrin parasysh kërkesat e kësaj kategorie. Mimoza Kqiku, zyrtare për informim në këtë ministri, ka thënë shkurt se me legjislacionin në fuqi kjo kategori nuk trajtohet.

Ndryshe, ata ende shpresojnë që kërkesa e tyre do të merret parasysh nga institucionet përgjegjëse në të ardhmen.