Në prag të ndërrimit të viteve ka një fluks në pikat e kalimit të kufirit në Shqipëri.
Sipas policisë shqiptare, mbi 250 mijë shtetas dhe 70 mijë automjete kanë hyrë në vend këtë javë.
Fluks ka patur në doganat me Greqinë, në Kakavijë dhe Kapshticë ku janë shtuar sportelet në hyrje. Po ashtu një numër i madh emigrantësh kanë hyrë përmes Portit të Durrësit dhe atij të Vlorës.
Autoritetet thonë se javën e fundit numri i udhëtarëve me tragete është tre-katërfishuar në krahasim me ditët normale të lëvizjeve detare.
Artikuj të ngjashëm
-
Fluks në pikën kufitare të Morinës në festat e fundvitit
-
Rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës, qytetarë nga Kosova drejt bregdetit
-
60 mijë qytetarë të Kosovës shkuan në Shqipëri gjatë vikendit
-
Fluks i turistëve nga Kosova në Shqipëri, mbi 3 mijë kaluan kufirin në Morinë vetëm të shtunën
-
Vetëm të dielën kanë hyrë në Shqipëri rreth 30 mijë qytetarë nga Kosova