Në pikën kufitare të Morinit, prej të shtunës pasdite dhe deri të dielën janë shënuar radhë të gjata të qytetarëve të Kosovës që po kthehen nga perëndimi për festat e fundvitit.
Po kështu ka pasur edhe qytetarë nga Shqipëria që kanë zgjedhur që festat t’i kalojnë në Kosovë.
Policia kufitare e Kosovës momentalisht punon me procedurë të përshpejtuar për shmangien e radhëve të gjata, raporton ATSH.
Sipas informacioneve nga Policia Kufitare e Kosovës, deri dje në orët e paradites, nëpërmjet pikës kufitare Morinë janë futur 3430 automjete dhe 8983 shtetas të huaj dhe shqiptarë në 24 orët e fundit.
Sipas Shefit të turnit, Shefshet Gashi, fluksi më i madh i automjeteve është pasdite pasi shumë emigrantë zbresin në Durrës nga trageti, ndërsa në hyrje të Shqipërisë janë futur 3242 automjete dhe 7000 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
-
Rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës, qytetarë nga Kosova drejt bregdetit
-
60 mijë qytetarë të Kosovës shkuan në Shqipëri gjatë vikendit
-
Fluks i turistëve nga Kosova në Shqipëri, mbi 3 mijë kaluan kufirin në Morinë vetëm të shtunën
-
Mbi 29 mijë kosovarë kanë hyrë gjatë vikendit në Shqipëri
-
Vetëm sot, 13 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri