Aksioni më i madh global i botës për mbrojtjen e natyrës “Një orë për planetin tonë” do të zhvillohet të shtunën më 24 mars, kur simbolikisht duhet të shkyçen dritat për një orë.
Shkyçja duhet të bëhet nga ora 20:30 deri më 21:30 në shenjë të mbrojtjes së planetit, transmeton Koha.net.
Gjatë dekadës së fundit WWF përmes “Një orë për planetin tonë” kontribuoi për identifikimin e ndryshimeve klimatike dhe të pasojave të tyre. Sivjet, nën sloganin “Lidhu me planetin”, aksioni drejtohet edhe nga biodiversiteti, përkatësisht nga llojllojshmëria biologjike, që kështu të tërhiqet vërejtja për zvogëlimin e tij në gjithë botën.
Aksionin “Një orë për planetin tonë”, të njohur në botë si Earth Hour, deri më tash në nivel global e kanë përkrahur mbi 7000 qytete nga 178 vende. Ndër to është edhe Prishtina, transmeton Koha.net.