Pa dhënë detaje se për cilat rrugë bëhet fjalë konkretisht, Ministria e Infrastrukturës ka treguar se për shkak të reshjeve të shiut në disa të tilla ka pasur rrëshqitje të dheut.
“Bazuar në të dhënat e mbledhura nga menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ekipeve tjera mbështetëse nga terreni, në disa rrugë nacionale dhe rajonale kanë ndodhur rrëshqitje të vogla të dheut dhe të gurëve, si pasojë e reshjeve të shiut dhe ndryshimeve të motit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
“Menaxherët rajonalë, ekipet e MI-së dhe kompanitë e kontraktuara nga MI po punojnë në pastrimin e rrugëve, për të larguar të gjitha pengesat. Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes gjatë udhëtimit dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit”, thuhet më tej aty.
Koha.net ka pyetur se për cilat rrugë bëhet fjalë, por nuk ka marrë përgjigje.
-
Ministria e Infrastrukturës: Rrugët e bllokuara janë pastruar, ekipet mbeten në gatishmëri
-
Policia apelon për kujdes në trafik për shkak të motit
-
Disa rrugë të bllokuara për shkak të grumbullimit të ujit, rrëshqitje dheu në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Vërshime në disa pjesë të Kosovës, apelohet për kujdes
-
Ministria në “gatishmëri për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve” pas reshjeve të borës