Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrëshqitja e dheut dëmton parkun “Karagaqi”

Ilir Osmanaj

Një pjesë e madhe e kodrinës së parkut të madh të qytetit “Karagaqi” ka rrëshqitur, duke marrë me vete edhe dhjetëra pisha me rrënjë.

Shoqata e mjedisore “Eko Lëvizja e Gjelbër” në Pejë, këtë dëmtim të parkut e ndërlidh me projektin e realizuar të komunës rrëzë parkut, ku janë ndërtuar dy fusha të tenisit, të cilat janë mbuluar me një konstrukt metalik, shkruan sot Koha Ditore.

“Nuk jemi kundër projekteve për të rinjtë, por gabimi më i madh është lokacioni ku janë ndërtuar këto fusha të tenisit kapur për parkun. Me këtë projekt vetëm e kanë degraduar parkun të madh të qytetit, të cilit i është shkatërruar pjesa dërrmuese ku janë humbur me qindra pisha që kanë qenë në këtë vend, ku është realizuar ky projekt e tash si pasojë e këtij projekti ka rrëshqitur një sipërfaqe e madhe e dheut me dhjetëra pisha të tjera”, fajëson komunën kryetari i degës së kësaj shoqate në Pejë, Xhevdet Belegu, për dëmtimin e parkut “Karagaqi” nga rrëshqitja e dheut.

Ai tregon se para disa vitesh kur ka filluar të ndërtohet fusha tjetër e tenisit në atë vend, kanë paralajmëruar për pasojat e mundshme në park që tash edhe u shfaqen...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)