Sot në orët e mëngjesit është rrënuar një shtëpi e vjetër brenda Qendrës Historike të Prizrenit, në rrugën “Pushkatarët”.
Organizata joqeveritare “Ec ma ndryshe” ka reaguar për rrënimin e kësaj shtëpie duke thënë se procesi i dhënies së pëlqimeve dhe lejeve nga organet shtetërore për zonat dhe monumentet e trashëgimisë kulturore vazhdon të mbetet skajshmërisht jotransparent.
“Ec ma ndryshe” rekomandon marrjen e vendimit për moratorium për këtë zonë, që nënkupton ndalimin e çfarëdo aktiviteti (në përjashtim të atyre me natyrë emergjente) përderisa është duke u hartuar Plani i Menaxhimit dhe Konservimit për Qendrën Historike të Prizrenit.
Artikuj të ngjashëm
-
Ec Ma Ndryshe kërkon të parandalohet rrënimi i ndërtesës në Prizren
-
Qendra Historike mbetet edhe pa një shtëpi të mbrojtur
-
Rrënohet edhe një shtëpi monument në Qendrën Historike të Prizrenit
-
“ECMaNdryshe”: Rrënohet shtëpia e familjes Myftiu në Prizren, monument që mbrohej me ligj
-
Prizrenit “i zhduket” objekti në zonë të mbrojtur, shteti konstaton