Pas 2 javësh nga aksioni i parë për rrënimin e objekteve pa leje në Liqenin e Batllavës, Inspektorati i MMPH-së ka rrënuar edhe objektet e fundit të ndërtuara në këtë zonë të mbrojtur, raporton KTV.
Ndonëse nuk kanë dashur të prononcohen, pronarët e objekteve tashmë të rrënuara kanë thënë se po iu bëhet e padrejtë pasi ndërtime të tilla bëhen kudo.
Por kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi, ka thënë se iu ka dhënë kohë më shumë se që kanë kërkuar dhe se nëse kanë ndonjë ankesë, mund të drejtohen te organet e drejtësisë.
Ndryshe, në fund të muajit të kaluar, ky dikaster kishte marrë vendim për rrënimin e 48 objekteve pa leje në këtë zonë. Rast i ngjashëm si i Batllavës është edhe pjesa e Prevallës, ku përkundër që ka objekte pa leje, Ministria e Mjedisit ende nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret për rrënimin e tyre. Për një pjesë prej tyre janë nxjerrë vendime, por po vazhdojnë ndërkohë edhe procese gjyqësore, ndërsa varësisht nga vendimet e tyre do të veprohet tutje në terren.
-
Edhe nesër vazhdon rrënimi i objekteve të ndërtuara pa leje te Liqeni i Batllavës
-
Ministria thotë se rrënimet në Ujman u bënë në përputhje me ligjin, paralajmëron aksione në Badovc e Batllavë
-
Nis rrënimi i vilave në Batllavë
-
Matoshi premton se të martën rrënohen të gjitha ndërtimet pa leje buzë Batllavës
-
Ministria me standarde të dyfishta për rrënimet në Batllavë