Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rregullorja e re e Kuvendit diskutohet nga deputetët

Kuvendi i Kosovës po diskuton Projektrregulloren e re për Kuvendin, nismë kjo e Komisionit për Legjislacion.

Kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu, tha se kjo rregullore nuk është më e mira e mundshme, për faktin se kanë qenë të penguar sidomos nga dy vendime të Kushtetueses që kanë të bëjnë me interpretimin e grupit parlamentar dhe imunitetit të deputetëve.

“Çështjet të cilat kanë qenë të diskutueshme dhe për të cilat nuk kemi pasur pajtime të përgjithshme, kanë qenë konferenca e kryetarëve, veçmas përbërja e saj, pra siç e keni parë me draftrregulloren e punës së kuvendit është një organ i ri që është konferenca e kryetarëve që fuqizohet edhe me shumë nga kryesia e Kuvendit e cila përbëhet nga kryetari i Kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare që përfaqësojnë vullnetin politik të grupeve parlamentare në konferencën e grupeve parlamentare. Këtu nuk kemi pasur pajtueshmëri për shkak se zotëri Gashi që është përfaqësues i LDK-së ka kërkuar që edhe nënkryetarët e Kuvendit të jenë pjesë e konferencës së kryetarëve. Unë nuk mendoj që kemi bërë mirë që kemi propozuar bashkë me nënkryetarët e Kuvendit”, tha Haxhiu.

Po ashtu sipas saj, me rregulloren e re parashihet që asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të nënshkruhet pa u diskutuar njëherë në Kuvend.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, përmendi konferencën e kryetarëve, si problemin kryesor të kësaj rregulloreje, e cila sipas tij, është anti kushtetuese dhe e papranueshme.

Edhe Caktohet seanca konstituive, partitë përballen me afatin për presidentin Arbëri 1 d. më parë Caktohet seanca konstituive, partitë përballen me afatin për presidentin

Gashi tha se shumë çështje që po tentohen të rregullohen me rregullore nuk duhet të rregullohet.

“Problemi kryesor ka të bëjë me konferencën e kryetarëve. Koncepti i parë i cili ka qenë është absolutisht i papranueshëm. Është problematikë dhe anti kushtetues. Sepse tenton që nëpërmjet një trupe që është konferenca e kryetarëve, pra kryetari apo kryetarja e Kuvendit të ketë një trupë tjetër jashtë kryesisë së Kuvendit që do të merret me çështje specifike do të miratoj rendin e ditës dhe çështje tjera të cilat janë antikushtetuese sepse mënyra e funksionimit të Kuvendit rregullohet mbi bazën e kriterit të përfaqësimit politik në Kryesinë e Kuvendit, pra nënkryetarët e Kuvendit përbëjnë Kryesinë e Kuvendit sipas forcës politike që rregullohet me Kushtetutë. Kjo ide ka qenë si ide duke i parë disa individë në Kryesi si individë me ndikim sipas forcës politike nga partitë politike që vijnë dhe vullneti i partive të vogla apo edhe vullneti i disa individëve të partive të mëdha t’i eliminojnë individë n ga forca e ndikimit në politikë ka quar deri aty që të propozohet konferenca e kryetarëve që është model i vendeve fqinje që nuk është rasti me i mirë i parlamentarizmit”, theksoi Gashi.