Rrahim Hashimi, ish-luftëtar i “Forcave Komando Delta” të UÇK-së, Brigada 138-ZOD, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Ai ka njoftuar se është ftuar për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
“Do të paraqitem para këtij organi më datë 09.04.2019 në Hagë”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj thirrjeje.
Këto të dhëna i bëri në konferencën e thirrur nga OVL-UÇK, e cila u mbajt në selinë e tyre qendrore.


Artikuj të ngjashëm
-
Specialja tash tri ditë po e interviston si të dyshuar Rrahim Hashimin
-
Edhe një ish-pjesëtar i UÇK-së ftohet nga Specialja
-
I ftuari i Hagës, Ramiz Kukaj, do të intervistohet në Prishtinë më 5 shkurt
-
Rexhep Selimi ftohet nga Specialja, në cilësinë e të dyshuarit
-
Rikthehen seancat në Speciale, Thaçi dhe të tjerët të hënën para gjykatës