Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit kanë rishqyrtuar vendimin e kthyer nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal mbi përbërjen e Komitetit për Komunitete.
Kësisoj, me vendimin e ndryshuar në përbërjen e këtij komiteti është përfshirë edhe një pjesëtar i komunitetit goran, derisa komuniteti ashkali dhe ai egjiptian do të përfaqësohen me rotacion, për dy vjet, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sistemi i rotacionit do të vlejë edhe për anëtarët e komunitetit boshnjak, që janë të zgjedhurit nga radhët e KK-së, ku fillimisht “Vakat” do të delegojë përfaqësuesin e vet e pas dy vjetësh NDS-i.
Kryesuesi i KK të Prizrenit, Artan Abrashi, ka bërë të ditur se për të arritur deri te kjo formulë janë realizuar konsulta të shumta, përfshirë edhe bisedat me komunitetin ndërkombëtar.
“Udhëzimi administrativ i MAPL-it parasheh që Komiteti të ketë maksimum 9 anëtarë, ku pesë emërohen nga përbërja e Kuvendit dhe katër nga ana e komuniteteve jashtë Kuvendit. Por duke pasur parasysh specifikat e Prizrenit, pra shumetninë, një gjë e tillë na ka krijuar shumë probleme. Dhe aktet e MAPL-it nuk është se po na japin ndonjë zgjidhje”, ka thënë Abrashi, para anëtarëve të KK-së. Për këto arsye, sipas tij, opsioni i vetëm i mundshëm për përfshirjen e të gjitha komuniteteve është aplikimi i rotacionit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Niveli qendror kërkon përfaqësimin e goranëve në Komitetin për komunitete
-
KQZ-ja miraton zëvendësimin e anëtarëve të KKZ-së në Prizren e Mitrovicë të Veriut
-
Shprehen shqetësime për vonesën në miratimin e rregullores për këshillat lokale në Prizren
-
Treshja e Këshillit të Qendrës Historike të Prizrenit përplas politikën
-
Opozita në Prizren kundërshton përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Trashëgimisë Kulturore