Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rizvanolli: Zgjidhni pajisje të dekorimit për festat e fundvitit që harxhojnë pak

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar nga komunat dhe qytetarët që të përpiqen të shfrytëzojnë pajisje të dekorimit për festat e fundvitit, që shpenzojnë sa më pak.

Rizvanolli në një konferencë për media të premten lidhur me masën e subvencionimit të efiçencës së energjisë ka thënë se po planifikojnë që të marrin masa që të kufizohet kohëzgjatja e shfrytëzimit të pajisjeve të dekorimit.

“Planifikojmë që të ndërmarrim masa duke kufizuar kohëzgjatjen mirëpo edhe masën në të cilën këto shfrytëzohen. Komunat dhe qytetarët të kenë vëmendje dhe të mundohen sa më shumë që është e mundur që edhe kohëzgjatja edhe mënyra dhe pajisjet e dekorimit të jenë të tilla që shpenzojnë më pak dhe që ta kenë parasysh ndikimin në konsum dhe kosto të energjisë”, ka thënë Rizvanolli.