Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rivarroset Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës kur kishte veç 8 vjet

sinan dauti

Është rivarrosur 8-vjeçari Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë kur ende s’i kishte mbushur 9 vjeç. 

Në varrezat e lagjes Bregaj në Prekaz të Epërm të shtunën Sinan Dauti u rivarros, pasi eshtrat e tij u gjetën në varrezat e Suhodollit në Mitrovicë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas të dhënave të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, 8-vjeçari më 12 prill 1999 u plagos rëndë nga forcat serbe dhe dy ditë më pas ndërroi jetë në Mitrovicë, si pasojë e plagëve, ndërsa përgjatë vjetëve familja nuk kishte asnjë informacion për fatin dhe vendndodhjen e tij.

Eshtrat që iu gjetën në varrezat e Suhodollit u identifikuan së fundmi. 

“Pas një procesi të gjatë kërkimi dhe përpjekjeve të pandërprera ndër vite, të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin Krimeve të Luftës-Sektorit për Persona të Zhdukur, si dhe me përkrahjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, mbetjet mortore të Sinan Dautit, janë gjetur në varrezat e Suhodollit në Mitrovicë, ndërsa identifikimi është realizuar së fundmi nga Instituti i Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftimin e Komisionit.

 

Haxhiu: Rivarrimi i Sinanit na obligon të mos e harrojmë kurrë historinë tonë

1 muaj më parë / 18 pri 2026 17:01
Albulena Haxhiu - Sinan DAuti

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se rivarrimi i Sinan Dautit, që ishte zhdukur gjatë luftës në Kosovë ende pa i pasur as 9 vjet, është obligim që Kosova të mos e harrojë kurrë historinë e vet.

Në varrezat e lagjes Bregaj në Prekaz të Epërm të shtunën Sinan Dauti u rivarros, pasi eshtrat e tij u gjetën në varrezat e Suhodollit në Mitrovicë. Sipas të dhënave të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, 8-vjeçari më 12 prill 1999 u plagos rëndë nga forcat serbe dhe dy ditë më pas vdiq në Mitrovicë, si pasojë e plagëve, ndërsa përgjatë viteve familja nuk kishte asnjë informacion për fatin dhe vendndodhjen e tij.

“Sinani ishte vetëm 9 vjeç, një fëmijë që duhej të rritej mes lojës, shkollës dhe ëndrrave për të ardhmen. Por, jeta e tij u ndërpre në mënyrë tragjike në ditët më të errëta të luftës në Kosovë. Më 12 prill 1999, në lagjen Bregaj të Prekazit, gjatë sulmeve dhe granatimeve të forcave serbe, Sinani u plagos rëndë. Pas largimit me forcë të familjes së tij nga fshati, ai u dërgua fillimisht në spitalin e Skenderajt, e më pas edhe në spitalin e Mitrovicës ku edhe ndërroi jetë. Sikur të mos mjaftonte vrasja e tij edhe trupi i tij u zhduk”, ka thënë Haxhiu. “Sot nuk jemi këtu vetëm për një rivarrim. Jemi këtu për të nderuar kujtimin e tij dhe për të kujtuar 1392 fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë, si dhe të gjithë civilët e pafajshëm që humbën jetën në atë periudhë të rëndë. Këto dëshmi janë të dhimbshme që mbeten pjesë e historisë sonë dhe e kujtesës sonë kolektive. Kjo ngjarje na kujton çmimin e madh të lirisë që populli ynë ka paguar. Kjo ngjarje na obligon të mos harrojmë kurrë historinë tonë”.

Haxhiu ka thënë se kujtimi i Sinanit mbetet thirrje e përhershme për përgjegjësi, por edhe për drejtësi, një thirrje që asnjë familje tjetër të mos kalojë një dhimbje të tillë.