“Festa që bashkoi kombet” është kryetitulli i së dielës në Koha Ditore.
Shkrimi kryesor kushtuar Kupës së Botës në futboll, flet për muajin që bashkoi futboll-dashësit, organizmin pa asnjë incident dhune a racizmi, debutimin e VAR-it, rekordet e këtij kampionati dhe shqiponjat shqiptare.
“Përtej futbollit” është komenti për temën e së dielës.
Në intervistë, përzgjedhësi Bernard Challandes, tregon se pse te Kroacia sheh Kosovën e së ardhmes.
Rrëfimi i së dielës sjell 15-vjeçarin që theu rekordin e legjendës së atletikës.
Edhe
Gola, teknologji dhe pushime për freskim: Si do ta kujtojmë Kupën e Botës
Në faqet e botës, zënë vend shkrimet për “shërbimin e takimeve” që ofron mundësi punësimi në Afrikën e Jugut dhe hekurudhën që bashkoi islamin.
Fejtoni i radhës nga Biblioteka e Kongresit Amerikan flet për tensionet shqiptaro-jugosllave, pas Luftës së Dytë Botërore.
Mjeku që e hapi ambulancën e parë “Nëna Terezë”, është personazh i Kosovarçes.
“Arkitekti spekulativ që jep mesazhe për të ardhmen e teknologjisë”dhe “Teleisja e nuseve si trashëgimi kulturore” janë shkrimet në faqet e kulturës.
“Monument” sjell historinë e shtëpisë unike monumentale që s’u finalizua kurrë.
Edhe
Tekstet e “Shtojcës për kulturë” të “KOHËS Ditore”, 19 korrik 2026
“Kaqiu bëhet menaxher pasi u frustrua me ta” dhe “vajzat në Zanzibar po vrapojnë pas topit dhe të drejtave të tyre” janë dy prej shumë shkrimeve interesante nga sporti.
Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.