Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ritenderohet hartimi i projekteve infrastrukturore

Zyra e prokurimit e Istogut sërish duhet ta rivlerësojë tenderin e shpallur në mars për hartimin e projekteve për infrastrukturë. Për këtë tender kjo zyrë e kishte dhënë njoftimin për dhënie të kontratës më 24 prill, por pa mundësi që edhe të bënte nënshkrimin e kontratës me operatorin e shpallur fitues, për shkak të ankesave të njërit prej operatorëve ofertues në këtë tender.

Së pari operatori i ishte ankuar Autoritetit kontraktues me kërkesë që tenderi të rishikohej, e pastaj pasi ai ia refuzon ankesën, operatori në fillim të majit paraqet ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, me pretendimet se Autoriteti kontraktues ka bërë shkelje të disa dispozitave ligjore të Prokurimit publik. Pretendimet e operatorit ankues, Gjykata e Tenderëve pjesërisht i miraton dhe vendos që këtë tender ta kthejë në rivlerësim, shkruan sot Koha Ditore.

Autoriteti kontraktues sërish përzgjedh të njëjtin operator dhe sërish në OSHP ankohet operatori i njëjtë dhe kështu vazhdon që nga muaji maj e deri tashti. Ky tender është kthyer sërish në rivlerësim edhe për shkak se siç shkruan në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të OSHP-së, Autoriteti kontraktues ka propozuar për kontratë operatorin që ka pasur ofertë më të lartë se operatori ankues në këtë tender në vlerë prej 70 mijë eurosh, sa kishte qenë për sivjet vlera e tij.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm